E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Lajmsi s‘ka faj”, Rama: Sekretet nuk i nxjerrin gazetarët, por prokurorët

Share

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit.

Sipas Ramës, sekretet hetimore i nxjerrin prokurorët dhe jo gazetarët.

‘E drejta e informimit nuk është sekret hetimor, përfitoj nga rasti se shoh avokaten e popullit rastin e një gazetari  u keqtrajtua për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor, nuk i disponojnë, sekretet i disponojnë prokurorët kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrim i tij të ruajë sekretim dhe nuk shkon drejt tij hetimi por drejt atyre që ia dhanë atij është elementare, që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhi lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha atij është burimi me të cilin duhet të merresh.E them për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston me vulë dhe firmë dhe nuk përfshihet në hapësirën e ngushtë që ligji e përcakton, ku hyn edhe sekreti hetimor është pronë publike.’, tha Rama.

Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, Rama tha se nëse një sekret hetimor i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, pra prokurorët.

‘Që në kanun shkruhet e zeza në të bardhe lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi ose kush ja dha që ta çoj dikur tjetër është burimi që duhet të merresh. Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ja mohojë qytetarëve.’- u shpreh Rama.

Te tjera

Lajme te tjera