E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

“Ky është regjimi më i egër pas osmanëve”, Flamur Noka: Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia!

Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka tha se pushtetin e kryeministrit Edi Rama nuk e ka pasur as Ramiz Alia.

I ftuar në emisionin ‘Log’ në News 24, Noka u shpreh se regjimi i Rilindjes është më i egri që ka pasur vendi, pas pushtuesve osmanë. Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga një njeri, që kontrollon gjithçka e ky është Edi Rama.

Me kë e kemi mosbindjen civile? Kjo është një pyetje që çdo shqiptar e di përgjigjen. Sot çdo shqiptar i lirë e i ndershëm e di shumë mirë që ky është regjimi më i egër pas osmanëve. Kryetare parlamenti është mamica e Edi Ramës. Në krye të gjykatave është Rama. Edi Rama kontrollon çdo gjë. Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia. Edi Rama nuk na konsideron kundërshtarë politikë, por na konsideron “armiq”. Rama fshiu këpucët me Gjykatën Kushtetuese për rastin e mandatit të Olta Xhaçkës”, tha Noka.

Te tjera

Lajme te tjera