E enjte, 20 Mars, 2025

“Kryemafiozin Soros do e shpallim non grata”, Berisha: Rama po përgatitet për ekzilin!

Share

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dhëne një deklaratë për mediat këtë të premte. Ai u shpreh se sapo të vijë në pushtet do të shpallë “non grata” Sorosin, të cilin e qujati kryemafioz.

Ndërkohë, Berisha u shpreh se ka informacione se Edi Rama ka parashikuar ekzilin pasi e di që do të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe jo vetëm.

“Mafia ndërkombëtare më e rrezikshme e kohërave, me në krye Sorosin, mori një goditje të fuqishme nga qytetarët amerikanë, të cilët me votën e tyre firmosën mrekullinë amerikane dhe jo vetëm amerikane. Është një betejë e gjerë, jo e lehtë, por natyrisht shqiptarët nuk do të kenë më çdo dy javë mysafirë të paftuar kryemafiozin Soros, i cili në udhëtimet e tij të mistershme, nuk ka njeri që thotë se çfarë e shtynte atë të vinte çdo dy tre javë. E garantoj, se fondacioni i tij do të mbyllet një herë e përgjithmonë në Shqipëri dhe ai do të shpallet non grata. Edi Ramën e pret McGonigal.

Të dhënat janë se Rama ka parashikuar një ekzil diku sepse e di që do të jetë I kërkuar, jo vetëm drejtësia shqiptare, por edhe drejtësia e vendeve të tjera”, tha Berisha. 

Politike

Te tjera

Lajme te tjera