E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kreu i PD: Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie sepse Altin mercenari me urdhër të Ramës, po heton oponencat për projektet e Libenskinit

Share

Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur edhe njëherë tjetër te akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit përsa i përket nënshtrimit të tij ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, kryedemokrati po ‘mbahet në arrest shtëpie sepse Altin mercenari me urdhër të Ramës, po heton oponencat për projektet e Libenskinit’.

Berisha: Miqtë e mi!

Kjo betejë është vendimtare për të ndalur turravrapin e kësaj diktature të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe botë në të cilin falë mercenarëve me Skrapin e partisë, tre drejtuesit kryesorë të partive kryesore opozitare janë në ‘arrest shtëpie’, hetim, apo ndjekje penale.

Gjithçka në kundërshtim flagrant me çdo standard dhe ligj të një vendi të lirë.

Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie sepse Altin mercenari i Edi Ramës, me urdhër të këtij të fundit u deklaron shqiptarëve se ai duhet të rrijë në arrest shtëpie, sepse po heton oponencat për projektet e Libenskinit.

Ky amoral dhe i pafytyrë, ky hajdut i 99% justifikon arrestin e shtëpisë me oponencat, apo me ndërtimin e shkallëve të sigurisë në pallate.

Ky hajdut i zhveshur nga çdo normë dhe standard, me një urrejtje për opozitën, mendon se do i shpëtojë ndëshkimit që meriton. Ndaj dhe kalon si lake pengmarrës gjithashtu, nga zyra në zyrë, duke kërkuar ndryshimin e kushtetutës sepse ai ka frikë dhe tmerr nga krimet që ka kryer.

Ai çdo natë kalon në ankthe dhe e di çfarë e pret. Jeton në ëndërrat se Ulsiu, krimineli elektora Ulsi Rama, krimineli elektoral, Edi Rama, kryehajduti i vendit Edi Rama dhe kriminelë të tjerë, si nder për amnistinë dhe mbylljen e dosjeve do ti zgjasin mandatin këtij banditi në krye të Skrapit.

Miqtë e mi!

Mos harroni asnjëherë mashtrimin e tij të paskrupullt dhe të turpshëm se deklaronte në KLP se ai ka përveshur llërët, se ka aq shumë punë dhe nuk ka hetues, një mashtrues ordines.

Dhjetë herë më i ndershëm është seriali killeri i tij kushëri, Dumani tjetër që ky i shet dosjen pasi rrëfehet për krimet që ka kyer.

Te tjera

Lajme te tjera