E mërkurë, 14 Maj, 2025

Kreu i NATO-s akuza Putinit: Po e përdor territorin e Ukrainës për testimin e raketave eksperimentale!

Share

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjatë fjalës së tij në Bruksel përpara një takimi të ministrave të jashtëm të aleancës, tha se do të ketë disa diskutime për Ukrainën.

Rutte theksoi se ndryshe nga se flitet për bisedime paqeje, Putin po shton retorikën e tij të luftës. Sipas kreut të NATO-s, Rusia po e përdor Ukrainën si një vend për të testuar raketat e reja balistike.

Agresioni i Rusisë nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje – pikërisht e kundërta – Putini po shton retorikën dhe veprimet e tij të pamatura. Ai po përdor Ukrainën si një terren testimi për raketat eksperimentale dhe po vendos ushtarë të Koresë së Veriut në këtë luftë të paligjshme,” tha Rutte,

Sipas tij, Putini nuk është i interesuar për paqen, por po bën presion, duke u përpjekur të marrë më shumë territor.

Te tjera

Lajme te tjera