E premte, 6 Dhjetor, 2024

Komunikimet e “EncroChat” dhe “Sky” do të shpërbëjnë kastën politike në Shqipëri dhe do të “shkundin” Policinë e Shtetit, vendimi i Danimarkës fut në ankth pushtetarët e lartë, ja si do të bien një nga një të “paprekshmit” që janë kapur në përgjime me kriminelë

Share

Rigels Seliman

Edhe pse jemi në mesin e stinës së vjeshtës ku stuhitë dhe rrebeshet e shiut janë më të zakonshme, kastën politike në vend dhe kupolën e Policisë së Shtetit duket se presin ditë të nxehta. Është koha që drejtësia e re në vendin tonë të sprovohet pikërisht me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe një nga organizatat kryesore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikundër është Policia e Shtetit. Indicjet tashmë janë, teksa politikanë të lartë, deputetët, ish-deputetë, kryetar bashkish, ish-kryetar bashkish, ministra, ish-ministra, policë apo drejtues të lidhur me grupet kriminale kanë nisur dalëngadalë të dekonspirohen, ndërkohë që guri i fortë në dorën e SPAK duket se do të jenë përgjimet dhe zbardhjet e aplikacionit “EncroChat” dhe “Sky” nga viti 2019 deri në vitin 2022. Aktualisht në vendin tonë ka një debat juridik mes avokatëve dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nëse komunikimet në aplikacionin “Sky” dhe “EncroChat” duhet të merren si provë në gjykatë. Por ndërsa në Shqipëri debati vijon dhe SPAK njëkohësisht po heton me themel personat që kanë dalë në përgjimet e aplikacioneve të sipërpërmendura, një gjykatë në Danimarkë ka dhënë së fundmi një dënim për 18 persona të përfshirë në prodhimin e 300 kg amfetaminë, e cila llogaritet sasia më e madhe në vend. Gjykata e qarkut në Aarhus për 18 personat e përfshirë u dënuan me 147 vite burg. Goditja e këtij grupi erdhi pas zbardhimit të aplikacionit “Sky” dhe “EncroChat”, ku avokatët mbrojtës të të dënuarve thanë se i gjithe materiali i policisë ishte i ndërtuar vetëm nga komunikimet mes trafikantëve në këto aplikacione të koduara. E po ashtu edhe më Gjykatën e Lartë në Danimarkë është miratuar që materiali të përdorët si prove në çështjet penale. Pra kjo do të thotë se komunikimet e “EncroChat” dhe “Sky” do të shpërbëjnë kastën politike në Shqipëri dhe do të “shkundin” nga themelet kupolën e Policisë së Shtetit, referuar rastit të Danimarkës. Thënë ndryshe dënimi për 18 persona në Danimarkë, duket se ka futur në ankth pushtetarët e lartë në Shqipëri, çka do t’i hapë rrugë SPAK-ut që të rrëzojë një nga një  të “paprekshmit, qofshi këta politikanë, zyrtarë të lartë apo drejtues policie, që janë kapur në përgjime në aplikacionit “Sky” dhe “EncroChat”.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se dosja “Metamorfoza” në Shqipëri zbuloi nëpërmjet komunikimeve në “Sky dhe “EncoChat”, vrasje, planifikime vrasjes, etj. Por sipas avokatëve të personave te dyshuar ato po mbahen kot ne burg për shkak se këto komunikime nuk mund të përdorën si prove. Avokatët bërtasin me të madhe se po cenohen të drejtat e njeriut dhe se përgjimet e  “EncroChat” dhe “Sky” s’duhet të merren për bazë, referuar klientëve të tyre, sikundër ka deklaruar pak ditë më parë mbrojtësi ligjor i investitorit strategjik Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani. Madje ky i fundit shkoi deri atje sa e krahasoi Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me instrumentet që përdorte regjimi komunist. “Gjykata nuk arrin të jetë në lartësinë e kolegëve në perëndim. Ne do vazhdojmë në Gjykatën e Lartë, në Gjykatë Kushtetuese derisa të bindet edhe skeptiku më i madh i këtij vendi. Kolegët e tyre në perëndim, të dhëna të tilla nuk i pranojnë si prova. Po të duan të hetojnë, të hetojnë, por ky nuk është standard. Me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Unë nuk bëj dot teori konspiracioni. Unë nuk i ushqej dot as konspiracionistët, as gjyqet popullore. Atë që nuk keni parë ju dhe nuk e kemi parë ne akoma dhe mesa duket do ta shohim është, standardi shumë i ulët i marrjes në përgjegjësi penale. Shprehja e shokut Enver, “I gjithë populli, ushtar” do të bëhet “I gjithë populli në burg” dhe kjo godina këtu do të bëhet si godina e degës ushtarake që të thirrnin për zbor”, deklaroi Manjani. Ndërkq kujtojmë se të arrestuarit akuzohen për një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të cilat u zbardhën nga organet e huaja ligjzbatuese përmes përgjimit dhe zbardhjes së bisedave telefonike. Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal sipas akuzës, komunikonin mes tyre për të porositur atentate dhe ekzekutime mafioze. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo në përgjimet e “Sky” dhe “EncoChat” kanë rënë edhe deputetë, ministra dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit çka e fut në një spirale sa të rrezikshme, por edhe internate çështjen, për shkak se hetimet do të nxjerrin detaje interesante, ku në finale burgjet do të mbushen plotë me personazhe “VIP”, që deri më dje e quanin veten të “paprekshëm”.

Te tjera

Lajme te tjera