Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte. Deputeti i PS Petro Koçi, i cili është dhe anëtar i këtij komisioni tha se bashkë me kolegët e tij është përballur me një skenar të paragatuar nga PD në shërbim te deformimit të procesit. Ai tha se skenari i korruptuar u thellua më tej kur dëshmitari i thirrur nga KLSH guxoi të intimidonte zv.kryetarin e Komisionit me pretendimin se paskësh qenë auditues në ministrinë ku dikur ka qenë funksionar zoti Ndreca.
Ja reagimi i plotë i Petro Koçit
Sot u perballem serish me nje skenar te paragatuar nga PD ne sherbim te deformimit te procesit te synuar ligjor ne hetimin parlamentar te sherbimeve koncesionare te sterilizimit dhe check up it ne shendetesi.
Skenari synonte sulm politik dhe moral jo me mbi koncesionet por mbi anetaret e komisionit hetimor, per ti kompromentuar ne sy te publikut si te perfshire ne konflikt interesi. Mbi nje ore u desh nje diskutim absurd per te perjashtuar kolegen Ekonomi, diskutim i cili u permbyll me nje akt te rende fallsifikimi ne numerim votash ku 7 mospjesemarres ne votim nga maxhoranca u konsideruan vota kunder. Video e ketij momenti e verteton qartazi kete akt fallsifikimi nga Kryetarja Vokshi, e cila e trajton proceduren parlamentare ne komision si prone private.
Por skenari i korruptuar u thellua me tej kur deshmitari i thirrur nga KLSH guxoi te intimidonte zvkryetarin e Komisionit me pretendimin se paskesh qene auditues ne ministrine ku dikur ka qene funksionar zoti Ndreca.
Ky pohim se pari kompromenton KLSH si institucion persekutues nese e marrim si te mireqene vleresimin qe auditimi qenka proces ndaj te cilit u dashka hakmarrje. Se dyti deshmitari u soll si nje militant i PD i koordinuar me militantet e asaj partie brenda komisionit.
Nderkohe deshmitari me refuzimet per tiu pergjigjur disa pyetjeve do te duhet te mbaje pergjegjesi ligjore penale.
Koncesionet ne shendetesi duan transparence te paanshme. Duhen nxjerre konkluzione mbi dobishmerine apo padobishmerine e tyre, shendetin ose jo te procedurave te ndjekura, shperdorimet e pretenduara financiare, denoncimin e tyre dhe kallezimin e autoreve.
Hetimi yne nuk eshte penal, por parlamentar. Institucional dhe ligjor me perfundime serioze qe synojne reflektime ligjore dhe administrative si edhe patjeter ndeshkim te cdo fenomeni korrupsioni te kujdo qofte.
Shperdorimet e pretenduara jo pa arsye nga PD nuk mund te luftohen me korrupsion dhe shperdorim detyre ne administrimin e procesit hetimor ne Komisionin tone.