E premte, 6 Dhjetor, 2024

Kaosi në Kuvend, reagon ashpër Petro Koçi: Lëvizje haxhiqamiliste, një 14 shtator i dytë nuk e shpëton dot Saliun

Share

Mazhoranca qeverisëse ka reaguar për herë të parë mbi kaosin në Kuvend dhe akuzat ndaj Sali Berishës. Dje pati tensione në seancë, të cilat vijuan sot dhe në komisione.

Deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar ashpër. Ai shprehet në rrjetet sociale se e gjitha bëhet për hallet e Berishës. Sipas tij, një grusht shteti si i 14 shtatorit 1998 nuk e shpëton dot më Berishën.

Postimi i Petro Koçit

Lëvizja haxhiqamiliste “Dum Babën” ka infektuar rëndë shumë parlamentare të opozitës. Sulmojnë institucionet duke ëndërruar nje grusht shteti kunder SPAK ut. Duke tentuar te zevendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi ata në fakt nuk po sulmojnë mazhorancën por vetë shtetin, vetë Republikën.

Grabitja e Klubit Partizani, falsifikimi i dokumenteve, përdorimi i pushtetit kryeministror për të legalizuar manovrat e përvetësimit të trojeve publike në favor të familjarëve janë përgjegjësi penale të cilave nuk mund tu shpëtosh më 14 shtatorë të rinj.

Sakrifica solidare e ca deputetëve për të zgjidhur me mjete dhune hallet personale të një kampioni të korrupsionit qeverisës kompromenton rendë betimin e tyre kushtetues.

Drejtësia e re, e ngritur mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër e cila varej nga qikllopet e politikes së korruptuar, ka mbështetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Kjo drejtësi e re mund të themi se po hedh themelet e një Republike të Re. Koha e pandëshkueshmerisë prepotente ka marre fund. Kriza, frika, manovrat dhe dhuna e te korruptuarve nuk mund ta rrezojne kete Republike te Re. Republika e Re do te fitoje!

Te tjera

Lajme te tjera