E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Kambanat e alarmit” po bien në Evropë, situata është më keq se në 1914 apo 1939, Rusia dhe aleatët janë gati për të përmbysur rendin botëror, ja pse Lufta e Tretë Botërore nuk do të ketë të krahasuar me konfliktet e mëparshme

Share

Paralajmërimet e luftës po shtohen dita -ditës në të gjithë Kontinentin e Vjetër dhe pyetja që dëgjohet shumë shpesh është nëse një Luftë e Tretë Botërore është seriozisht e mundur dhe nëse vërtet jetojmë në një “botë të paraluftës”. David Wearing, i cili jep mësim për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Sussex, beson se në një farë mënyre situata është shumë më e rrezikshme tani sesa ishte në 1914 ose 1939. “Rreziku nuk është se njëra palë do të përdorë armët bërthamore me paramendim. Problemi është se një konflikt ose tension në një zonë përshkallëzohet në atë masë sa njëra palë bën një hap që pala tjetër do të gjykojë gabim dhe më pas ka një shkëmbim bërthamor që askush nuk do ta donte. Në rastin e Ukrainës dhe Tajvanit, ne duhet ta marrim seriozisht këtë rrezik”, beson profesori britanik.Pasi kundërofensiva e shumëpritur ukrainase dështoi dhe me pakësimin e mbështetjes ushtarake perëndimore, tani ekziston frika reale se Vladimir Putin mund të fitojë dhe shkatërrojë Evropën, shkruan “Daily Mail”. Një fitore për Rusinë nuk do të nënkuptonte vetëm “shkatërrimin” e Ukrainës dhe popullit të saj, por do të ishte “katastrofike” për Perëndimin dhe do ta kthente rendin botëror përmbys, paralajmëron Oleksandr Daniljuk, një bashkëpunëtor në Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë së organizatës konsulente RUSI. Në të vërtetë, një fitore ruse kundër Ukrainës ‘pa dyshim’ do të rezultonte në kolapsin e NATO-s, ‘kërdi ekonomike’ për Perëndimin dhe ngritjen e armiqve duke përfshirë Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, thotë gjenerali amerikan Ben Hodges.about:blank

Fuqizimi i aleatëve

Gjenerali Hodges, ish-komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, është dakord dhe thotë se një fitore ruse do të çonte në ngritjen e aleatëve të Kremlinit. Ai thotë se Irani dhe Koreja e Veriut ka shumë të ngjarë të kenë sukses në zhvillimin e armëve bërthamore efektive në vitet e ardhshme, të cilat do të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Perëndimin dhe mund të çojnë në një luftë bërthamore që do të vriste dhjetëra mijëra njerëz. Ai tha se një fitore ruse do të nënkuptonte gjithashtu se shtetet bërthamore, Pakistani, India, Koreja e Veriut, Irani, do të bëheshin të paqëndrueshme dhe mund të rezultonte që terroristët të kapnin armët bërthamore dhe të nisnin sulme terroriste në rrugët e Evropës. Ai thotë se mandati i ri i Trump do t’i hapte më tej derën Putinit për të nisur sulmin e tij ndaj Evropës për shkak të mungesës së mbështetjes së republikanëve për NATO-n. Gjenerali Hodges thotë se nëse Donald Trump zgjidhet në nëntor, kjo do të dobësonte NATO-n dhe mund ta linte Evropën në rolin e ‘pëllumbave prej balte’ për Putinin dhe forcat e tij.

Një mision “jetik”

Gjenerali amerikan në pension thotë se Putini nuk do të ndalej me kaq nëse NATO hezitonte. Ajo do të vendosë marinën e saj ruse për një mision jetik: marrjen e kontrollit të rrugës veriore të Arktikut dhe korrjen e përfitimeve ekonomike duke lënë mënjanë Perëndimin. Gjenerali Hodges paralajmëron se një fitore ruse kundër një vendi të NATO-s do të nënkuptonte ‘masakër ekonomike’ të mëtejshme për Perëndimin, ngritjen e armiqve duke përfshirë Kinën dhe fundin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla siç e njohim ne. Ai tha se Putini do të përqendrojë përpjekjet e tij në marrjen e kontrollit të rrugës veriore të Arktikut. Ndërsa sipërfaqja e akullit polar shkrihet për shkak të ndryshimeve klimatike, rrugët e reja detare po bëhen më të aksesueshme.Dhe ndërsa Perëndimi zhytet në trazira ekonomike dhe Rusia vazhdon kontrollin e saj të hekurt në Evropën Lindore dhe Arktik, gjenerali Hodges thotë se Kina do të shikojë me padurim.Ai tha se Pekini mund të nisë sulmin e tij ndaj Tajvanit nëse sheh se SHBA dhe aleatët e tij kanë dështuar në mbrojtjen e shteteve baltike kundër një pushtimi rus. Sakaq, analistët besojnë se Putini synon të shkatërrojë Ukrainën, e cila mbështetet shumë në mbështetjen e aleatëve të saj, veçanërisht SHBA-së, përpara se të hedhë sytë përtej kufijve perëndimorë të Ukrainës, me shtetet baltike veçanërisht në rrezik.

Te tjera

Lajme te tjera