Teksa shpata e SPAK po godet dhe flitet se shumë emra të rëndësishëm në politikë do të përfundojnë pas hekurave, Ilir Meta ka nisur lëvizjet për të parë nga afër ambientet e burgjeve.
Kreu i PL ka shkuar sot në Burgun e Fierit, ku ka zhvilluar një takim me Ervin Salianjin. Meta ka deklaruar se nuk trembet nga burgjet politikë.
“Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.
Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.
Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.
Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”, shkruan Meta.
Duhet theksuar se në burgun e Fierit ka shumë emra VIP dhe Meta mirë ka bërë që e ka parë nga brenda situatën.