E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

I kërkoi divorcin Kryemadhit, Meta flet në kryesinë e PL-së: Nuk po ndahem për një grua tjetër, ndjesë fëmijëve e prindërve të mi

Share

Mbledhjen e mesditës së sotme (21 qershor 2021) të kryesisë politike të Partisë së Lirisë, presidenti i kësaj partie e pa të nevojshme ta niste me një shpjegim publik mbi vendimin e tij për të kërkuar divorcin me Monika Kryemadhin pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.

Para anëtarëve të kryesisë lexoi fjalën që e kishte përgatitur me shkrim dore. Marrëdhëniet nisën krisjen 5 vite më parë, kur ai ishte president i Republikës së Shqipërisë ndërsa Monika Kryemadhi si kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë vendosi të qëndronte krah kryetarit të atëhershëm të PD-së, Lulzim Bashës në iniciativën për djegien e mandateve.

Marrëdhënie tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti Meta të 17 majit të prindit1 dhe 2.” tha Meta.

Përjashtoi tradhëtinë bashkëshortore si shkak të divorcit për të cilin u kërkoi ndjesë fëmijëve dhe prindërve të tij. 

“Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër por për të mbushur kauzat për të cilat kjo marrëdhënie ishte kirjuar. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyurë të padrejtë. I kërkoj ndjesë prindërve të mi dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës

Prej disa muajsh zoti Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, që mban datën 20 qershor, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.

Te tjera

Lajme te tjera