Për mbi 5 orë deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me hetimin pasuror që që ka hapur prej muajsh prokuroria e posaçme.
E thirrur nga prokurori Sotir Kllapi në orën 10 të paradites, Kryemadhi doli që aty në 15, ndërsa për mediat tha se paditë për shpenzime të padeklaruara në ndërhyrje estetike dhe ajo për lobimin në SHBA janë bashkuar në një hetim. Për të dyja dosjet fajëson kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Isha për tu përgjigjur rreth padisë së rremë që ka bërë Veliaj me suflerët, shërbëtorët e tij. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të të dhënave të mia dhe ato që ka mbledhur SPAK ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë për akuzat që kanë ngritur. Besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe të përgjigjeve, e firmosa me vetëdije të plotë duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare, deputete, bashkëshorte, nënë.
sha në cilësinë e personit që ka dijeni. Padia që është dorëzuar në SPAK nga dy ushtarët e bindur të Veliajt, është paditur nëna ime, vëllai dhe fëmijët e mi. Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike” tha ajo për gazetarët”, tha Kryemadhi.
Sa i takon akuzave për shpenzime marramendëse për operacionet plastike, Kryemadhi tha se s’ka asnjë ndërhyrje estetike, por ka bërë vetëm botoks.
“Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike”, u shpreh Kryemadhi.
Sulmet e bashkëshortit, me të cilin tashmë është edhe në konflikt politik, Kryemadhi i quan të gabuara, ndërsa distancohet hapur nga Ilir Meta.
“Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi. (…) Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi”.
Hetimi pasuror ndaj Kryemadhi ka nisur rreth një vit me parë, që u pasua edhe me kontrolle ne banesën e nënës së saj ku u sekuestruan edhe disa celularë. Në SPAK janë pyetur rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjarë të ngushtë, përfshirë edhe nënën e Kryemadhit të cilën SPAK e mori në pyetje për 5 orë 2 muaj më parë.