E premte, 6 Dhjetor, 2024

Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për liri, reagon Berisha: Vendim i turpshëm!

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pretendimet e tij se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi për caktimin e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Lidhur me këtë vendim, në fjalimin e tij nga ballkoni, Berisha tha se vendimi i Gjykatës ndaj tij është i turpshëm dhe sipas tij, ky vendim dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Berisha shkruan se ndihet krenar që mbrojti Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot se nuk ka pasur nevojë që SPAK të ketë autorizim në Kuvend, pasi “detyrimi për tu paraqitur” nuk e kufizonte veprimtarinë e tij si deputet.

“Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.

Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.

Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.

Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.

Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.

Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej”, tha Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera