E premte, 6 Dhjetor, 2024

Gazetari Rigels Seliman bën paralajmërimin e fortë: Sali Berisha ‘kanibal’ që ushqehet me ‘gjak’ dhe ‘pasionant i dhunës’, ja pse përmes protestës së sotme kërkon një ’98 të dytë

Share

Në një analizë të thellë dhe provokuese, gazetari i politikës, Rigels Seliman sjell një paralajmërim të fortë mbi situatën politike në Shqipëri, duke e shoqëruar Sali Berishën me terma të fuqishëm si “kanibal” dhe “pasionant i dhunës”. Në kontekstin e protestës së sotme, zoti Seliman sugjeron se Berisha po përpiqet të rikthejë kaosin e vitit 1998, duke përdorur çdo mjet në dorë për të marrë pushtetin dhe për të përfituar nga frika dhe paniku që shkakton. Kjo analizë hedh dritë mbi motivet e vërteta të një lideri që, sipas tij, është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për ambiciet e tij personale.

“Sali Berisha është i njëjti që bëri grusht shteti në vitin 1998 për të ardhur në pushtet. Berisha është i njëjti person që akuzohet bëri tragjedinë e “Gërdecit”, duke pjekur të gjallë 26 persona dhe plagosur qindra të tjerë në vitin 2008. Sali Berisha është po i njëjti që vrau 4 protestues në 21 janar 2011 për të mbrojtur aferën e bllokut 700 mijë euro të Ilir Metës dhe për të mbrojtur pushtetin e tij. Sot ai ka thirrur protestë për hallin e tij personal dhe familjar. Hetimet e thelluara të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe vendosmëria për të hetuar aferat e dyshuara ku është përfshirë Sali Berisha, i shpallur “Non-Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, e kanë futur në panik ish-kryeministrin, familjarët e tij dhe ithtarët e tij besnikë që i shkojnë pas. Berisha nuk ka problem të shkaktojë terror, dhunë dhe kaos, duke përdorur lakenjtë e tij si “mish për top”. Edhe fakti që sot ai ka thirrur protestë tregon se kërkon të përdorë tubimin si kartën e fundit për të trembur drejtësinë dhe për të frikësuar kundërshtarët, madje për të bërë një “21 Janar” të dytë apo ’98 të dytë. Berisha është një “kanibal” që ushqehet me ‘gjak’ dhe ‘pasionant i dhunës’, që si i tillë nuk ka problem ta shkaktojë kaos. Por historia ka treguar se ai tashmë është një e shkuar e hidhur dhe se ngjan më shumë si një fosile. Thirrja ime për militantët që i shkojnë pas është që të distancohen nga plaku Berisha dhe të përqafojnë paqen dhe vlerat Euro-Atlantike. Boll më me Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë 30 e kusur vite që janë tallur me shqiptarët dhe janë pasuruar në kurriz të tyre. Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë më shumë se 30 vjet që manipulojnë me shqiptarët, duke i pasuruar ata në kurriz të vuajtjes dhe mundimeve të popullit. Shqiptarët meritojnë një të ardhme më të ndritur, pa njerëz që kanë shkaktuar kaos dhe dhunë për të mbajtur pushtetin”, shkruan kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman.

Te tjera

Lajme te tjera