Kryeredaktori i gazetes “Sot”, njeheresh gazetari i njohur i politikes, Rigels Seliman, i cili ka denoncuar çdo afere korruptive dhe kriminale ne Shqiperi ka paralajmëruar se pas Jamarbër Malltezit, radha e prangave është për Ilir Metën.
Prej javësh flitej në korridoret e politikës se Malltezi do arrestohej, ndërsa emri tjetër që përflitet është Meta. Sipas zotit Seliman, dosja nga SHBA për lobimet e tij ka ardhur.
Ja statusi i plote i gazetarit Rigels Seliman:
Me ne fund ne Shqiperi po troket ora e pandeshkueshmerise!
Pas Jamarber Malltezit dhe Sali Berishes, ka ardhur koha qe SPAK te kercas prangat edhe per Shkelzen Berishen, ILir Meten dhe madje edhe Edi Ramen, per te cilet ne keto 30 e kusur vite demokraci ka akuza dhe dyshime se jane perfshire ne afera korruptive dhe kriminale.
Bravo SPAK!
P.S.
Në fillim u kërkua arrestimi i “oktapodit” të korrupsionit Arben Ahmetaj, i cili pasi na vodhi, pra vodhi shqiptaret, u arratis dhe na beri gelasen.
Pastaj u kërkua arrestimi për ca “bosë” të Sterilizimit dhe zyrtare te Ministrise se Shendetesise, por qe u la jashtë “babloku” i koncesioneve ne shendetesi, “mamumthi” i korrupsionit ish-ministri Ilir Beqaj.
Të gjithë e dinin që radhën tashmë e kishte dhëndëri, Jamarber Malltezi. SPAK nuk gaboi në parashikim.
Por tani sipas logjikes rradha e parashikimit është se prokuroret Specaile do te trokasin tek Ilir Meta. Do ketë masë sigurimi edhe për Ilirin. Letërporosia ka ardhur nga SHBA sa i takon aferes se lobimeve te LSI dhe tani pritet vetem urdherarresti per kreun e Partise se Lirise.
Bravo SPAK!