Rigels Seliman
Analisti Frrok Çupi, ka paralajmëruar një fund tragjik të familjes “Berisha” pas goditjes që i bëri SPAK. Ai pohoi se ky është fundi i ish-kryeministrit. Sipas tij, Berisha nuk mund të merrte dot fund pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ju i thoni mit me të drejtë dhe ju e dini se mitet e rreme bien përnjëherë. Ajo që krijoi ky njeri për fytyrën e vendin tonë, ishte një për bashkim e kanunit tonë me ligjet e mafies. Ky u bazua mbi nderin, moral dhe mbi burrninë, dhe praktikoi dhunën represioni, dhe shtypjen që ndodhin në vendet e Afrikës. Kam përshtypjen se do të hyjë në histori si dita e fillimit të lirisë, është ditë e jashtëzakonshme për lirinë e individit e shtetit. Sa për atë që se si mund të vazhdojë dhe si do shkojë, ky ishte fundi i Sali Berishës, për fat të mirë. Ishte një monstër, që pa ndihmën e SHBA nuk do kishte kurrë fund. Përdori gjithçka për t’i bërë keq vendit”, tha Çupi. Sipas tij, Sali Berisha përdori dy faza të ndryshe kohore për t’i bërë keq Shqipërisë. “Praktikoi dy faza për ti bërë keq vendit. Në fazën e parë, në 1992, erdhi me strategjinë që duke ushtruar dhunë të mbante pushtetin dhe ndërkohë të fitonte, në 2005 erdhi me të njëjtën strategji, por duke ndërruar vendin e tyre. Erdhi me strategjinë për të fituar para, pasuri për të mbajtur pushtetin, por kushdo që i dilte para do ta vriste, Sali Berisha është i dhunshëm dhe hajdut”, është shprehur.
Saliu është një peshk ndërkombëtar
Çupi u shpreh gjithashtu se ish-kryeministri është tashmë një ‘peshk ndërkombëtar’. “Ajo parti është ndërtuar pak nga pak siç ndërtoi pushtetin e tij përmes dhunës, vrasjes dhe vjedhjes. Ai u ka prishur karrierën, jetën, i ka çuar në vrasje të gjithë. Pak nga pak në PD, nuk kishte më nga ata njerëz për të cilën kishte aspirata. Por u ndërtua me servilë e huliganë. Në PD nuk mbetën njerëzit, normale, nuk ka pasur asnjëherë një fatkeqësi kaq të madhe sa kur vendi është djegur dhe kanë votuar atë që e ka djegur vendin. Berisha ka shumë beteja sa edhe po të kishte 200 vjet jetë nuk do t’i mjaftonin për të qëndruar në burgje, pasi ka dhunën, vrasjen, Gërdecin etj. Nëse kemi thënë se SPAK duhet të kapë peshkun e madh, Sali Berisha është peshk ndërkombëtar. Të mos harrojmë që fuqitë e mëdha, kërkojnë patjetër shpagim për të këqijat që ka bërë”, tha ndër të tjera Çupi.
Rasti i Çausheskut
Analisti gjithashtu ka hequr një paralele të Berishës dhe me udhëheqësin tragjik komunist të Rumanisë. “Çaushesku (Nicolae), ishte një udhëheqës tragjik komunist i Rumanisë, që e bëri popullin e vet t’i lutej zotit ‘me merr n’atë jetë’. Rumunët e kishin më të lehtë të dilnin në protesta e të vriteshin në rrugë, se sa të shkonin të vdisnin në shtëpi nga të ftohtët dhe uria. Në protestën e fundit të jetës së Çausheskut, u vranë 4 mijë vetë në Timoshoara, qytet në perëndim të Rumanisë. Por nuk është vetëm kjo shifër (4 mijë të vrarë në protestë) ajo linjë paralele që e afron Çausheskun me Berishën. Berisha vrau 3000 vetë në protestën kundër presidentit në vitin 1997; por nuk është vetëm kjo. Nuk është as ministri i mbrojtjes së Berishës, zoti Zhulali. Ky u bind e sulmoi Jugun, por erdhi një moment që nuk u bind më; prandaj Zhulali u shkarkua, dhe një ditë u njoftua i vdekur në një spital ku i dërgonte Berisha gjithë ‘ushtarët’ e tij. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Vasie Milea, nuk pranoi të hapte zjarr kundër protestuesve në Timoshoara, dhe ‘vrau veten’. Në fakt e vrau Çaushesku. Edhe një copëz nga jeta e Sali Berishës, si bir i një fshatari në zona të thella të atdheut, sigurisht që është paralele me Çausheskun…, por nuk është e ditës. Babai i Nicolae ishte një fshatar në një skaj, kishte fare pak tokë dhe disa dele. Por ishte i dhunshëm dhe e rrihte të birin. Prandaj ai iku nga familja që në moshë 11 vjeç dhe bëri jetë të keqe. Kjo, natyrisht që është paralele me fëmijërinë e Berishës, por nuk është me rëndësi të ditës. Paralele e ditës mes Berishës së Shqipërisë dhe Çausheskut të Rumanisë është ‘ARRATISJA NË ÇASTIN E FUNDIT’. Dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi që tani ndodhet në burg, u kap në aeroportin e Rinasit. Vjehrri i tij shpiku alibinë se ‘po priste të shoqen’, por në fakt është e kundërta. Malltezi po ikte. Gjykata Speciale caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pikërisht me qëllimin që të mos humbnin provat e krimit dhe që Drejtësia të mos vërtitej nëpër botë duke kërkuar ‘Jamarbrin’ dhe të shoqen dhe të vjehrrin, dhe të kunatin. Vetë Sali Berisha është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit, duke i sekuestruar pasaportën; dhe njëkohësisht është i detyruar të paraqitet sistematikisht në dyert e policisë, sa për të thënë “Jam këtu!’. Për ‘një qime’ Berishët po arratiseshin. Diktatori i Rumanisë u kap në 25 dhjetor 1989, pasi kishte marrë një helikopter dhe po arratisej”, shprehet Çupi.