E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Endri Hasa: Kurrë nuk do jem pjesë e partisë personale të Berishës, struktura, ekipi dhe programi jane gati, do jemi alternative ne zgjedhje

Share

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa, pjesë e grupimit të demokratëve krah Lulzim Bashës ka komentuar në një media situatën politike në vend, ndërsa thotë se janë një formacion politik i mirëstrukturuar, si në qendër dhe në bazë dhe se gjithë struktura partiake ekziston dhe është aty. “Kjo parti politike që ishte zyrtarisht dhe ajo që njihej nga gjykata deri më 11 qershor, gjithçka është aty dhe nuk zhbëhen këto gjëra brenda natës dhe të bëhet një parti të re. Fakti që nuk ka një status politik, është e vërtetë, por nuk do të thotë që nuk ka parti politike. Partinë politike e bëjnë idetë dhe strukturat e organizuara. Teoritë me strukturat që po shkojnë te PD, atje, apo këtu, janë këta njerëz që nuk janë të vetëdijshëm se si është krisur ky grupim politik. Është një krisje politike, në bazë të disa vlerave që ne si grupim, jemi ndarë. Një katastrofë ka ndodhur dhe këta njerëz janë përplasur me njeri tjetrin. Nëse individë të caktuar e gjejnë veten në kundërshtim me idetë që kishte deri dje, secili është në të drejtën e vetë që të bëj zgjedhjen e tij. Kurrë nuk do të isha pjesë e një grupimi politik, ku bëjnë pjesë disa individë që janë përgjegjës për atë që ndodhi më 8 janar, që është një turp për PD por dhe për Shqipërinë. Ne duhet të fokusohemi sot te beteja që kemi me shoqërinë. Ne kemi shprehur dëshirën që të bëjmë rekurs se besojmë se vendimi i vulës nuk është i drejtë dhe i ligjshëm. Por nga ana tjetër iu kemi thënë të gjithë shqiptarëve, që si strukturë politike, do të jemi në zgjedhje e ardhshme, qoftë kjo dhe me logo tjetër”, deklaroi ai. Më tej Hasa deklaroi se nuk ka qenë në PD për shkak se besonte dikur te Sali Berisha apo te Lulzim Basha, por se është i djathtë. Në vijim shtoi se e kanë kundërshtuar sistemin aktual zgjedhor dhe se për votën e emigrantëve, mungon vullneti politik. Sa i takon mundësisë për drejtimin kolegjial Lulzim Bashës, Hasa tha se një gjë e tillë nuk i është kërkuar asnjëherë.

Te tjera

Lajme te tjera