Rikthimi në Greqi, këtë herë në Selanik, 6 muaj pas takimit me shqiptarët e Athinës, për kryeministrin Rama erdhi në një klimë më të zbutur mes dy vendeve fqinje, pas shuarjes së përplasjes që nisi për Fredi Belerin.
Në qytetin më të madh grek pas Athinës, në Selanikun ku një pjesë të historisë së rëndësishme e kanë bërë edhe shqiptarët, Rama mesazhin e parë e kishte për ata që kishin menduar ta prisnin me protestë.
“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju. Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir,që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen.
Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynahm nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Lëndohen interesat e popukve dhe fëmijëve të këtij rajoni, që ka prodhuar më shumë hisatori, se sa ka mundur të tresë. “, theksoi ai.
Mes entuziazmit të qindra shqiptarëve që pritën për herë të parë kryeministrin e vendit të tyre, aty ku punojnë e jetojnë prej vitesh, atë që premtoi në Athinë, Rama ua konkretizoi shqiptarëve të Greqisë në Selanik. Mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e tyre
“Do t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipes. Janë në Selanik 8 nga 50 mësuesit parë të gjuhës shqipe, me të cilat ministria do lidhë kontratë pune për t’u mësuar gjuhë armëtarë vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra”, tha Rama.
Votën për mandatin e katërt, ua kërkoi për qëllimin madhor, Shqipërinë Evropiane, me lajmin se qeveria shqiptare po punon për të mbuluar kostot edhe për dërgimin e votës së emigrantëve drejt Shqipërisë.
“Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, me ju në Greqi, shqiptarët e Evropës dhe të Amerikës, ta ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në Bruksel brenda kësaj dekade”, vijoi Rama.
Teksa u kërkonte votën shqiptarëve të Selanikut, vendin në fjalimin e Ramës nuk e zunë vetëm kundërshtarët e tij historikë, demokratët, por edhe partitë e reja, që i quajti “maska të Sudes”.
“Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë dhe më pas doli te sporteli e tha që loja mbaroi”, tha Rama.
Nuk i la mënjanë edhe arritjet në sistemin e drejtësisë, që ia atribuoi sërish vullnetit të forcës së tij politike, që sipas Ramës nuk ka mbrojtur askënd nën siglën e saj.
“Kjo është një arsye tjetër madhore pse vota e 2025 duhet ti garantojnë Shqipëri nën udhëheqjen nga PS në mënyra që kjo që ka nisur me drejtësinë të vijojë e të mos kthehet me pas. Sot askush nuk është më i paprekshëm, përballet me drejtësinë e nuk mbrohet duke u hedhur mbi kokë flamurin e PS”
Pjesën e fundit të takimit, Rama i’a dedikoi pyetjeve nga emigrantët, duke iu përgjigjur shqetësimit të tyre të vjetër për lejet e qëndrimit, për të cilët tha se bisedimet me palën greke po ecin me ritme të mira.