Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, ka vazhduar angazhimin e saj të palodhur dhe të jashtëzakonshëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës shqiptare në Kanada. Ajo ka intensifikuar takimet me sipërmarrësit shqiptarë në Toronto, duke promovuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve mes dy vendeve. Me një përkushtim të theksuar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, ambasadorja Malo po kontribuon në forcimin e pranisë shqiptare në Kanada, duke u bërë një ndër figurat më të spikatura dhe të kudogjendura në promovimin e interesave shqiptare në këtë pjesë të botës.
“Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, në vijim të takimeve në Toronto, vizitoi studion ligjore ALF LLP. Avokatja Anisa Rita, një vajzë shqiptare, krijoi dhe tashmë drejton këtë sipërmarrje ku ka të angazhuar midis shqiptarëve edhe qytetarë kanadezë. Historitë e suksesit, që jo vetëm na japin krenari, por na motivojnë edhe më fort për të garantuar bashkëpunimin dhe gatishmërinë në çdo rast! Urime dhe suksese të padiskutueshme! #historisuksesi #albaniaincanada #krenarëpërshqipërinë #albanianpride #globalconnections #alfllp #laëyers”, njofton ambasada e Shqipërisë në Kanada.
“Dr.Entela Xhillari është një vajzë Durrsake që ka hapur klinikat e saj në Toronto. Ajo bashkë me ekipin e saj fantastik, kanë ngritur një punë të shkëlqyer dhe gëzojnë respektin e të gjithë komunitetit. Gëzuar 6- vjetorin dhe sa më shumë suksese paçi! Faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë, ambientin kuqezi, përcjelljen e traditës dhe kulturës tonë kombëtare e gjithë sa ju përcillni! @aldent.smile.dentistry @artemis_malo #shqiptaretnekanada #historisuksesi#nëntorishqiptar,njofton ambasada e Shqipërisë në Kanada.