Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor për ‘kallëzim të rremë’ për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e njohur dhe si dosja ‘Babale’.
Prokurori i Apelit Arben Qose ka marrë vendimin e Apelit dhe ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim. Prokurori i çështjes pritet të firmosë urdhërekzekutimin dhe më pas salianji do të arrestohet dhe dërgohet në qeli për të vuajtur dënimin me 1 vit burg.
Salianji e quajti vendimmarrje politike.
Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të dua këta. .. Jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu.” tha Salianji pas vendimit
Vendimi u dha nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga: Genti Shala, Elona Toro, e Iliba Bezati. Me këtë vendim Salianji preket dhe nga ligji i Dekriminalizimit. KQZ i heq mandatin aktual dhe e ndalon të jetë në listën e deputetëve jo vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025, por dhe ato të 2029.
Ndërkohë Apeli konfirmoi dënimin me 3 vjet dhe 5 muaj burgim edhe për Albert Veliun, personin që pranoi se ka kyer përgjimin. 2 vjet burg për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 100 orë pune në shërbim publik.
Në gjykatë shkoi me grupin e deputetëve
Pamjet e turpshme të pak ditëve më parë u përsëritën sërish sot në Gjykatën e Apelit. Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë me 17 deputetë të grupit parlamentar të PD-së: Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Ludovik Hasani.