E enjte, 20 Mars, 2025

Djathtas/ “Rebelët” e PD-së krijojnë parti të re!

Share

Një degëzim i ri Partisë Demokratike do të marrë formë nesër. Me inicimin e demokratëve që se gjetën vetën as në grupin e Bashës as në atë të Berishës, është formuar partia më e re në Shqipëri.

Rreth një muaj pasi prezantoi krijimin e grupimit të ri parlamentar, Enkelej Alibeaj dhe “rebelët” e tjerë opozitarë si Arbi Agalliu, Flutura Açka do të prezantojnë partinë e re.

Përmes një njoftimi në media, mësohet se subjekti i ri politik do të ketë emrin Djathtas.

Mirëmbrëma! Nesër ora 11:00 në “Hotel Tirana”, Grupi Nismëtar do prezantojë subjektin politik Djathtas! Jeni të ftuar të pasqyroni në mediat tuaja këtë event”, shkruhet në njoftim.

Edvin Kulluri, një nga themeluesit dhe drejtuesit e saj tregon se partia e re konsiderohet si një parti konservatore. Më tej ai shtoi se janë arritur të mblidhen 3 mijë firma për të legalizuar në gjykatë partinë e re.

Te tjera

Lajme te tjera