Drejtuesi i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani është takuar dje me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Ky i fundit gjithashtu është emëruar nga presidenti Joe Biden në krye të hetimit dhe ndjekjes penale të personave “non-grata”. Në Shqipëri një prej zyrtarëve “VIP” të shpallur “non-grata” është ish-kryeministri Sali Berisha dhe fakti që zoti Dumani është takuar me diplomatin O’Brien, është një sinjal i keq për kreun e “Foltores” të shpallur “non-grata” nga SHBA në maj të vitit 2021. Ndërkohë sa i takon takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, ky i fundit bëri një reagim në rrjetet sociale dhe e bëri të qartë se amerikanët duan luftë të paepur ndaj korrupsionit. “Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thekson zyrtari i lartë amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Prokurorët e SPAK kanë afro një javë në SHBA dhe kanë pasur takime shumë me rëndësi, teksa duket se kanë marrë dhe udhëzime të qarta për të shkuar te të paprekshmit. Po kush është Jim (James) O’Brien? James O’Brien Z. O’Brien ka shërbyer më parë në Departamentin e Shtetit, duke filluar me postin e tij si avokat-këshilltar në vitin 1989. Më vonë, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm presidencial për Ballkanin, me përgjegjësi për politikën diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë të SHBA-së në këtë zonë. Përveç kësaj, z. O’Brien veproi si Zëvendës Drejtor i Zyrës së Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit dhe si këshilltar i lartë i Ambasadores dhe Sekretares së Shtetit të OKB-së, Madeleine Albright. Nga këto pozicione, ai ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje; dhe udhëzoi mbështetjen e SHBA-së për Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila ndihmoi në sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Më tej, ai finalizoi marrëveshjet për të kontrolluar armët e shkatërrimit në masë në ish-Bashkimin Sovjetik. O’Brien negocioi gjithashtu marrëveshje për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për bashkëpunimin shkencor me Kinën; promovoi rregullore të shëndosha mjedisore të tregtisë ndërkombëtare për materialet e rrezikshme dhe të riciklueshme; dhe punoi për t’i bërë partneritetet publike-private dhe përgjegjësinë sociale të korporatave një element qendror në politikën e jashtme amerikane. Gjithashtu ka mbajtur postin e ish-të dërguarit special presidencial për çështjet e pengjeve, duke marrë pjesë në negociata dhe duke përfaqësuar Shtetet e Bashkuara për çështjet e lidhura me pengjet.
Ditë të zeza për Berishën, Dumani takon koordinatorin Sanksioneve në DASH, ja kush agjenti special i presidentit Biden që monitoron personat “non-grata”
Share
Te tjera