E premte, 6 Dhjetor, 2024

Dita e Pavarësisë, Begaj mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull për interesin e qytetarëve! Mirënjohje SHBA për mbështetjen, jemi krah Kosovës

Share

Në një ceremoni shtetërore për 112-vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Bajram Begaj, mbajti një fjalim, duke nderuar heronjtë e pavarësisë së kombit shqiptar.

Presidenti theksoi rëndësinë e pasqyrimit të vlerave kombëtare dhe europiane, duke i kujtuar klasës politike domosdoshmërinë e një dialogu të hapur me qytetarët dhe organizimin e zgjedhjeve shembullore. Sipas tij në zgjedhjet parlamenatre të 2025, në focus duhet të jetë vetëm interesi i qytetarit.

Begaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për mbështetjen e pakursyer. Ai riafirmoi angazhimin e vendit për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare dhe integrim europian.

Te tjera

Lajme te tjera