Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Kosta Malo, zhvilloi sot një takim me deputetin Yvan Baker. Gjatë këtij takimi, Ambasadorja Malo shprehu mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e deputetit Baker, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një mjet kyç për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Pata privilegjin të takohem sot me Deputetin Yvan Baker. Me këtë mundësi e falenderova përzemërsisht për të gjithë kontributin dhe suportin për komunitetin shqiptar në Ontario. Si një mik i mirë i Shqipërisë, ndau me ne interesat dhe çështjet me interes të përbashkët, me potencial për të ardhmen! Diplomacia parlamentare është një zë shumë i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan ambasadorja Malo në rrjetet sociale.