E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Dështon sërish Komisoni Hetimori i Shëndetësisë pas debateve, reagon deputeti Petro Koçi dhe “ironizon” Vokshin: Shpresa se gruaja zbut politiken desh vdiq

Share

Dështoi edhe sot (11 tetor 2024) mbledhja e radhës e Komisionit hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi. Mbledhja nisi me akuzat e kryetares, Albana Vokshi deputetes demokrate ndaj socialistëve për mbledhje të njëanshme pa lajmëruar deputetët demokratë dhe atë vetë në cilësinë e kryetares. Kryetarja Albana Vokshi teksa hodhi akuza ndaj kolegëve socialistë njoftoi se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit zëvendësimin e Plarent Ndrecës, nënkryetarit socialist të hetimorit dhe marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të PS, Plarent Ndreca, Erjon Braçe dhe Ilir Metaj për dhunë verbale. Lidhur me këtë çështje ka reagua në rrjetet sociale edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili “ironizon” Vokshin, teksa shkruan se: “shpresa se gruaja zbut politiken desh vdiq”.

“Sot u munduam t’i japim një leksion Vokshit me mesazhin se sjellja civile, edhe pse taktike, prodhon më shumë mundësi. Por kjo nuk do të thotë se ne do të tolerojmë bërë kurban të hetimit parlamentar për revolucionin e tetorit dhe taktikën për ta zvarritur dhe shtyrë hetimin për interesat personale të Vokshit, që “vdes për kryetari”. Opozita përpiqet t’i kthejë seancat e pyetjeve të dëshmitarëve në konferenca shtypi, siç ndodhi në mbledhjen e parafundit, gjë që na detyroi ta injoronim me mosprani, ndërsa në mbledhjen e kaluar shpërtheu talenti i sjelljes së dhunshme deri në atë pikë saqë shpresa se gruaja mund ta zbuse politikën desh vdiq”, shkruan Koçi.

Te tjera

Lajme te tjera