Deputeti demokrati, Dashnor Sula ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga politika pas vitit 2025. I ftuar dje në një studio, Sula theksoi se më së shumti është i mendimit që të mos jetë në politikë pas përfundimit të mandatit të tij si deputet në 2025-ën kur pritet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. “Më shumë s’jam për karrierën politike në 2025-ën sesa jam por deri ditën që do jem në politikë do përfaqësoj gjithë ato qytetarë që më kanë votuar. Dua të përmbush detyrën siç më takon. Nuk do pranoj kurrë të jem i lidhur me zinxhirë apo të jem i skllavëruar, them falë Zotit që ka disa burra aty që flasin edhe nëse nuk kemi përherë të drejtë por të paktën turbullojmë ujin sepse këtu nuk merret vesh çfarë po bëhet”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Dashnor Sula zbuloi se do të jetë i pranishëm ditën e sotme në mbledhje, por theksoi se nuk është vënë në dijeni për objektin, ndërsa theksoi se kërkesa e opozitës është zëvendësimi i Alibeajt si bashkëkryetar.
Deputeti Dashnor Sula shqetëson shqiptarërt, paralajmëron tërheqjen nga politika pas vitit 2025
Share
Te tjera