E premte, 6 Dhjetor, 2024

Çfarë po paralajmëron Flamur Noka? Nxjerr pamje nga “21 Janari” dhe kërcënon: Askush nuk na ndal

Share

Djegia e karrigeve nga opozita nuk është pritur dhe aq mirë në publik. Shumë analistë, media dhe madje ndërkombëtarët e kritikuan atë gjest, i cili ndonëse ishte simbolik, kishte një paralajmërim të fortë mbi atë se çfarë është në gjendje të bëjë opozita.

Por qëndrimet nuk i kanë pëlqyer Flamur Nokës, i cili ka postuar një foto nga “21 janari”, ku shprhet se në atë kohë kishte flakë dhe dhunë dhe jo tani.

Për të gjithë ata që ngelën duke i bërë opozitë opozitës, duke u jargavitur studiove televizive sa te njëra hop tek tjetra, e që gjejnë fytyrën ta quajnë revoltën e karrigeve si “dhunë” e “tmerr”, u them hapni sytë e shikoni këtë. Kjo është dhunë. Kjo është zjarrvënie. Kjo është banda antishtet që sot qan në emër të shtetit. Ju vazhdoni qëndroni me gojën hapur para dhe pas Ramës. Ne nuk ndalojmë. Askush nuk na e pret dot rrugën e fitores”, shkruan Noka.

Duhet theksuar se më 21 janar, u vranë 4 qytetarë nga qeveria e asaj kohe pikërisht për shkak të flakës dhe dhunës. Çfarë paralajmëron Noka tani?

Te tjera

Lajme te tjera