E premte, 25 Prill, 2025

Çfarë fsheh doktrina e re bërthamore ruse?!

Share

Sa herë që Perëndimi kalon një ‘vijë të kuqe’ në mbrojtje të Ukrainës, vjen kërcënimi bërthamor nga Vladimir Putin.

“Doktrina e re ushtarake”, e cila parashikon një gamë më të gjerë situatash ekstreme në të cilat Putini mund të autorizojë përdorimin e armëve atomike dhe të cilën presidenti i Rusisë e nënshkroi dje, në realitet ishte shpallur tashmë muaj më parë.

Dhe si atëherë, mesazhi nuk ishte për armiqtë kundër të cilëve po lufton Moska (Ukraina), por për opinionin publik. Me synimin, që është gjithmonë i njëjtë, për ta ndarë atë fushë duke e frikësuar.

Doktrina e re bërthamore e miratuar nga Putini u riafirmua zyrtarisht një ditë pas njoftimit amerikan se kishte autorizuar forcat e armatosura ukrainase të lëshonin raketat me rreze të gjatë (300 km) brenda territorit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov argumentoi se pas këtij hapi të Joe Biden (që Moska nuk e priste) ishte bërë e nevojshme të përditësoheshin metodat mbrojtëse të Rusisë ndaj kërcënimeve të reja të jashtme.

Por nuk është kështu, pasi kjo “broshurë udhëzuese” e re ushtarake (e cila parashikon mundësinë e përgjigjes edhe me armë bërthamore taktike ndaj sulmeve kundër territorit kombëtar rus dhe aleatëve të saj) ishte parashikuar tashmë shumë kohë më parë.

Përkundrazi, autorizimi i amerikan për përdorimin e raketave Atacms, ka rritur frikën në Kremlin.  

Kjo pasi Putin po e sheh se një Biden në derën e daljes së Shtëpisë së Bardhë nuk mund të frikësohet, dhe po e sheh aq qartë se bërthama e fortë e aleatëve evropianë të Kievit, të mbledhur në Varshavë, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht edhe nëse presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump vendos të mos e bëjë më.

Frikësimi dhe përçarja e armikut perëndimor ka qenë gjithmonë doktrina bazë e KGB-së sovjetike. Po ndodh e njëjta gjë gjatë regjimit të Putinit, i cili është trashëgimtari i drejtpërdrejtë i KGB-së dhe sigurisht kërcënimet bërthamore – si ato të mëparshmet – nuk janë gjë tjetër veçse retorikë frikësuese e krijuar për ata që dëshirojnë t’i japin besueshmëri. 

Te tjera

Lajme te tjera