E premte, 6 Dhjetor, 2024

Bllokim të rrugëve, porteve, aeroportit? Kërcënon Bardhi: S’përjashtojmë asnjë prej skenarëve, Rama nuk e ka idenë çfarë e pret!

Share

Demokratët duan që skenarët e protestës së 7 tetorit të mbeten “top sekret”.

Këtë ka pohuar edhe nënkryetari PD, Gazment Bardhi, ku tha se kryeministri Edi Rama do të befasohet nga ajo çfarë do ndodhë ditën e hënë.

Nuk besoj se Rama e di çfarë do të ndodhë, se po ta dinte zemërimin e qytetarëve nuk do të sillej në këtë formë me opozitën, me qytetarët. Është detyrë e PD t’i prijë këtij zemërimi. Ajo që mund të them me siguri është se çfarë po ndodh me demokracinë në vend, kërkon një reagim të fortë.

Ne kemi ftuar qytetarët, që të reagojnë për t’i dhënë mesazhin kryeministrit se atë që e kemi fituar 34 vite më parë nuk mund ta humbim lehtë”, – tha Bardhi në një intervistë në RTSH.

E vetmja gjë e konfirmuar deri tani është se nuk do të ketë fjalime. Dhe, sipas historisë së përsëritur të demokratëve, kur nuk ka fjalime, ka veprime.

“Pretendoj një protestë masive dhe me njerëzit e duhur për ta vazhduar atë. Situata dikton një reagim të vazhdueshëm të qytetarëve për të ndryshuar këtë realitet.

Vendimi ynë politik është për protesta të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.”-shtoi Bardhi.

Por a ka në plan opozita që të bllokojë rrugët apo pika strategjike si portet dhe aeroportin?

Bardhi la të hapur çdo veprim.

“Ne nuk përjashtojmë asnjë prej këtyre skenarëve. Është apo jo i arritshëm, kjo mbetet për t’u parë, por unë besoj se Shqipëria në vitin 2025 ka nevojë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Gazment Bardhi.

Te tjera

Lajme te tjera