E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Berisha mori vulën e PD, Basha premton parti të re: Do i bëjmë rekurs vendimit!

Share

Lulzim Basha nuk e përjashton mundësinë e hapjes së një partie të re politike.

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, ish kreu i PD, Lulzim Basha ka shpalosur qëndrimet e në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjale.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës.

Sipas Bashës, vula e PD nuk mund t’i jepet një grupimi (grupi i Berishës) që është kundër aleatëve perëndimorë të Shqipërisë.

Lulzim Basha nuk e përjashton mundësinë e hapjes së një partie të re politike. Ai tha se grupimi i tij politik do jetë në zgjedhje dhe se shqiptarët do kenë alternativë për të votuar.

A do të ketë një emër të re partie?

“Shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë edhe profesionale dhe juridike që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsiderojmë jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Në çdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Ne do hyjmë në zgjedhje. PDSH do të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është me vlerat që ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, kundër aleatëve strategjike. Beteja jonë e parë është që përmes rekursit PDSH ti kthehet demokratëve për të bërë një beteje.

Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje.
Qëndrimi ynë sot është që përmes një rekursi do kërkojmë që PDSH të kthehet tek vlerat. Në çdo rast alternativa jonë do jetë në zgjedhje. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha Basha.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur më 11 qershor që vulën e Partisë Demokratike ta marrë Sali Berisha.

Trupi gjykues u përbë nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Nga PD zyrtare në gjykatë u paraqiten Indrit Sefa, Rezart Kthupi dhe Endri Hasa, ndërsa nga Rithemelimi krahas përfaqësuesve ligjorë janë dhe deputetët kryesorë mbështetës si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.

Te tjera

Lajme te tjera