Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson aksionin e sotëm ndaj tij si politik. Dhëndri i tij është në burg, ndërsa Berisha akuzohet për 3 vepra penale. Ai në një konferencë tha se e gjitha u bë me qëllim për ta goditur politikisht.
“Burgimi politik do të thotë diktaturë dhe Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij. sepse frikacakët nuk kanë guxuar ta pyesin. Unë do qëndroj deri në fund. Të akuzosh Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë“, tha ai.
Më tej ai u shpreh se qeveria ka fikur dritat në disa qytete që të mos ndiqet konferenca e tij.
“Kanë fikur dritat që të mos ndjekin konferencën time për shtyp. Këta janë frikacakë”, tha ai.