Partia Demorkatike zyrtare dhe Rithemelimi kanë shkëmbyer dje akuza të ndërsjellta. Fillimisht ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet në “arrest shtëpie”, e teksa ka mbajtur fjalim para protestuesve, ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, se po punon për mandatin e Ramës. Ish-kryeministri tha se pozicioni i Lulzim Bashës është më i turpshmi në historinë e pluralizmit. “Sot është e qartë se cili është pozicioni i pengBashës. Më i turpshmi në historinë 32-vjeçare të pluralizmit. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët, se po punon për ata, ndërkohë ai punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe të qeverisjes së bashku me të. Në këto kushte beteja jonë merr një rendësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Jam sot këtu për t’ju bërë thirrje çdo demokrati, të bashkohen me betejën, moment vendimtar për fatin e Shqipërisë”, deklaroi Berisha. Ndërkohë Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ka akuzuar dje kreun e Rithemelimit, Sali Berishën se pavarësisht se është izoluar në arrest shtëpie, me fjalimet nga ballkoni, po përpiqet që të pengojë Reformën Zgjedhore. Ai tha se ish-kryeministri po e bën këtë meqë i dështoi plani për të shndërruar PD-në në mburojë të interesave të tij personale, pasi u shpall non-grata nga SHBA e Britania e Madhe dhe u vu nën akuzë për korrupsion pasiv nga SPAK. Sipas Kullurit, Berisha ka një tjetër marrëveshje me Ramën të bërë 16 vite më vonë pas asaj të 2008-ës dhe se duhet të tregojë para shqiptarëve nëse është për 4 propozimet e dorëzuara nga PD sa i takon ndryshimeve që duhen bërë në Kodin Zgjedhor.
Berisha akuzon Bashën se po punon për mandatin e katërt të Edi Ramës, reagon PD zyrtare dhe i kujton kryefoltoristit pazaret me kreun e PS
Share
Te tjera