E enjte, 20 Mars, 2025

Berisha: 28 Nëntori 1944, Shqipëria nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

Share

Shqipëria feston sot, më 29 Nëntor, 80-vjetorin i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Por këtë datë, politika e feston të ndarë, pasi të djathtët kremtojnë 28 Nëntorin si ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një artikulli të ribotuar në rrjetin social Facebook, thekson se edhe sot “pasardhësit e diktatorit stalinist vazhdojnë të kremtojnë ditën e Çlirimit sipas ritit enveristo-serb me datën 29 nëntor, pra me datën e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit, madje edhe pasi festoi dy vitet e para këtë festë më datën 28 nëntor”.

Sipas Berishës, “Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë datë, për ta njësuar këtë festë, jo me ditën e Çlirimit, por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajce, më 29 nëntor të vitit 1943”.

Kreu i Partisë Demokratike shkruan më tej se “28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetëm çlirimin nga një pushtim i huaj, por edhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim të dyfishtë, një tjetër pushtim të huaj dhe një pushtim të brendshëm, si kurrë ndonjëherë më parë”.

Berisha thekson se është ndalur “vetëm në një aspekt tragjik që mban në vetvete ajo që festohet si ditë çlirimi dhe jo në aspektin e saj më katastrofal, si dita e parë e vendosjes së diktaturës më barbare të të gjitha kohërave në Shqipëri, diktaturës hoxhiste”.

Te tjera

Lajme te tjera