E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Beleri për “Associated Press”: Drejtësia në Shqipëri krahu i zgjatur i politikës, pse kandidova për eurodeputet

Share

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, ka folur për Associated Press, i cili tha se tha se zgjedhja e tij në Parlamentin Europian do e ndihmojë që të ekspozojë një problem të madh në Shqipëri, që është sundimi i ligjit.

“Unë e di se zgjedhja ime do të ndihmojë në vënien në qendër të vëmendjes mbi një problem madhor me të cilin përballet Shqipëria, që është shteti i së drejtës”, tha Beleri për “Associated Press” në një intervistë telefonike nga burgu.

Ai shprehet se drejtësia është krahu i zgjatur i politikës, teksa shton se mungon respekti për të drejtat e pakicës etnike greke. Beleri vijon duke thënë se do të donte të ishte kryetar bashkie por kandidoi si eurodeputet për “të nxjerrë në pah këtë problem”.

 “Këtu, gjyqësori është krahu i gjatë i politikës. Unë mendoj se këto probleme duhet të vihen në pah mungesa e respektit për të drejtat e pakicës etnike greke, siç është e drejta e pronës dhe e drejta për t’u qeverisur nga njerëzit që ata zgjedhin.

Nuk kisha ndërmend të hyja në politikë në Greqi, ishte për shkak të nevojës për të nxjerrë në pah këtë problem të madh. Kushdo që më njeh e di me siguri se do të preferoja të isha kryetar bashkie”, u shpreh Beleri.

Te tjera

Lajme te tjera