Mafia dhe trafikimi i lëndëve narkotike kanë qenë gjithmonë sfidë për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në ‘360 gradë’ u shpreh se grupet e trafikimit të lëndëve narkotike përbëhen nga 20- 25 shqiptarë të cilët kanë lidhje familjare dhe mund të kalojnë 7- 10 vite si rezident në këto vende.
Sipas Llabanit, vizita e Dumanit me prokurorët e tij në Brazil vjen si rezultat i përgjimeve Enchro Chat.
“Në datën 5 nëntor, Dumani shkoi në Brazil për riorganizimin dhe goditjen e grupeve të vendosura në Brazil. Grupet kanë lidhje familjare, burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme. Ngrenë strukturën e gatshme për të vazhduar trafikimin, veçori e shqiptarëve në këto vende janë 20-25 persona dhe veçori tjetër është që kanë një jetëgjatësi, kalojnë 7-10 vite janë rezident.
Njerëz me shumë pushtet dhe para, korruptojnë institucione shtetërore dhe kanë liri veprimi. Grupet kriminale në bashkëpunim me ato europiane arrijnë të korruptojnë deri në nivele të larta trafikojnë lëndët me cilësi më të lartë si heroina dhe kokaina. Vizita e Dumanit bashkë me 4 prokurorët janë rezultat i përgjimeve Encro Chat është që këto grupe punojnë dhe për politikanë shqiptarë”, tha ajo.