E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Basha në sulm ndaj Berishës: Vuri interesin personal para PD, protestat e tij dështimi më i turpshëm i opozitës në 34 vite

Share

Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, në një interviste sa ndryshe po aq edhe të forte. Si nisi fundi i PD-së, marrëdhënia me Sali Berishën, ikja e njerëzve të afërt, krijimi i partisë së re, bashkëpunimi për 2025, dëshmia për ’21 Janarin’, arrestimet dhe frika nga SPAK, pasuria… e deri te memet e famshme.

-I cilësoni dështim protestat e Berishës?  

Elementi që trego se ku janë demokratët janë protestat. Janë kryedështim, janë dështimi më i turpshëm i një opozite në 34 vite.

-Ju i krahasoni me protesta tuaja, por ju ishit të bashkuar?

Po sigurisht se kishte lidershipin e duhur. Kur prioritet bëhet karrigia jote, bëhet familja jote…

-E kishte apo jo lidershipin e duhur se ju keni thënë se në hije ju urdhëronte Berisha?

Janë dy gjera të ndryshme. Kjo e bënte më të vështirë për mua, por nuk më tundonte që të prevalonte interesi publik.

-Në 2019 dogjët mandatet.

Djegia e mandateve ishte një episod i veçantë dhe gjëja më e thjeshtë është që ata që ishin shtytësit thonë ishte e gabuar. Nëse gjërat do ishin ndryshe. Nëse Rama nuk do i korruptonte ata që mbetën në Parlament, vendi do shkonte në zgjedhje. Synimi nuk ishte që vendi të mbetej pa opozitë. Synimi ishte zgjedhjet e parakohshme. Ata që e sulmojnë këtë vendim janë ata që bërtisnin në kor për djegien e mandateve.

Te tjera

Lajme te tjera