E premte, 6 Dhjetor, 2024

Bardhi ‘kërcënon’ Ramën: Aksionin do ta vazhdojmë si të na teket! Do të vijmë në Kryeministri

Share

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi teksa ka folur për mediat jashtë Kuvendit ka paralajmëruar mazhorancën se nuk do të ketë normalitet në Kuvend pas dënimit të Ervin Salianjit.

Bardhi tha se aksioni i opozitës ka ardhur për shkak se përjashtimi i deputetëve nuk është bërë sipas rregullores.

 I pyetur si do vijojë aksioni, Bardhi përgjigjet ‘Si të na teket.’

Sipas tij, Edi Rama po vepron si Vladimir Putin dhe dërgon deputetët e tij të përplasen me opozitën.

“Përjashtimi i deputetëtve nuk parashikohet në rrethanat që njeh rregullorja e Kuvendit. Ky është një regjim që nuk njeh ligj dhe Kushtetutë, këtë po e tregon edhe me luftën që po bën ndaj opozitës.

Nëse ju duket jetë normale parlamentare që kryetarja e Kuvendit hyn si mi në Parlament, mua nuk më duket jetë normale. Për ligjet mjafton të mblidhen te vila e pajustifikuar e Edi Ramës në Surrel.

Ne sot kemi një regjim ku deputetët e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë funskionin brenda sallës së Kuvendit. Nuk bën asgjë më shumë dhe asgjë me pak Putini se kjo që bën Edi Rama. Sjell deputetët e tij të përplaseën me opozitën dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksi e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë si të na teket. Do të veprojmë në raport me këtë godinë dhe çdo godinë ku është strehuar krimi i organizuar”, tha Bardhi. 

Te tjera

Lajme te tjera