Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza dhe fyerje nda kreut të SPAK Altin Dumanit, gjatë fjalës së mbajtur nga dritarja e shtëpisë së tij ku po vuan masën “arrest shtëpie”.
Berisha e akuzoi Dumanin për rastin e Frdi Belerit, i cili sipas tij edhe pse një gjykatëse me integritet e ka urdhëruar të hetojë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, kreu i SPAK nuk e ka nisur hetimin.
Ky hetim, siç thotë ish-kryeministri rrëzon piramidën e mashtrimit të ngritur ndaj tij dhe se Dumani nuk i kryen këto hetime, me urdhër të kryeministrit Rama.
“Këto ditë mediat publikuan të dhëna se në muajin prill, një gjykatëse e përgjegjshme para ligjit dhe me integritet ka urdhëruar Dumanin e partisë, këtë faqezi që nuk ka ligj dhe as kushtetutë, të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, hetim i cili rrëzon nga maja në themel, piramidën e mashtrimit të ngritur ndaj tij. Me urdhër të Edi Ramës, Dumani nuk zbaton urdhrin e gjykatësit, sillet si bandit, si horr që nuk ka ligj e moral. Po natyrisht çfarë mund të presë njeriu nga një njeri që qëndron në post, në kundërshtim me kushtetutën, që nuk ka votat sipas përcaktimit të kushtetutës për të marrë atë post. Por e merr si kukull, si marionetë e shpërfytyruar e të tjerëve, e mafias, e mafias shqiptare ndërkombëtare”, thotë Berisha.