E enjte, 13 Shkurt, 2025

Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen ‘Xibraka’! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”

Share

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e Olsi Ramës me dosjen Xibraka.  Për këtë dosje pak ditë më parë SPAK deklaroi se nuk kanë asnjë lidhje

“Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë. Shpifësi është edhe më i keq edhe më i dënueshëm se vrasësi. Sepse vrasësi shpeshherë është dikush që humbet mendjen dhe i erren sytë në një moment fatal gjaknxehtësie, ndërsa shpifësi është gjithnjë një kriminel, i cili mendon me gjakftohtësi si ta vrasë tjetrin për së gjalli në sy të gjithë dynjasë.‘ tha Rama. 

Rama tha se 11 gjyqe i ka fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit”. 

“7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim. Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë” tha Rama. 

Përmes një videomesazhi të gjatë, Kryeministri Rama foli sot për herë të parë për akuzat publike që rëndonin ndaj vëllait të tij si I përfshirë në një aktivitet kriminal për të cilat tashmë SPAK foli dhe pezulloi hetimet duke mos gjetur asnjë provë që përfshin Olsi Ramën në dosjen Xibraka.

Duke renditur akuzat më të rënda në 25 vite në politikë, Rama denoncoi mënyrën e të bërit politike nga Partia Demokratike, që e cilësoi peng historik të Berishës. 

“Më kanë bërë përdhosesh të familjes time, duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit, unë kam akuzuar gruan time se djalin tim e kishte me babain tim. Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit…Më kanë bërë përdorues droge…

Ndërsa vetë u kujdes të tregonte diferencën me kundërshtarët

Më keni dëgjuar të merrem ndonjëherë me fëmijët, me gruan a me ndonjë të afërm tjetër të atij katranit me bojë, të cilin ky Gazmendi që u bë sebep për këtë rrëfim të gjatë sot, e ka akuzuar publikisht, duke e quajtur për arsye botërisht të kuptueshme “babi i Zenit”(?) – ishte ajo koha kur katrani i madh kishte humbur Lulin dhe vulën, ndërsa katrani me lule kishte gjetur Gazin dhe bravën.

Ata që i cilësoi si autorët e të keqes më të madhe të vendit dhe të poshtërsive më të neveritshme, llogarinë tha se e kanë me qytetarët, të cilët u bëri thirrjen e fundit.

TikTokut do t’ia mbyllë derën e  Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju, duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm. Këta shpifarakë e lafarakë nuk janë alternativa politike të shekullit XXI. 

Dosja Babale 1 

Më 26 shtator 2024 Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Hetimet e prokurorisë në atë kohë, zbuluan se biseda ishte inskenuar, dhe se rolin e vëllait të zotit Xhafaj, e kishte marrë përsipër një tjetër person. Sipas prokurorisë zoti Salianji ishte përfshirë në “krijimin e provave të rreme për të dëmtuar politikisht zotin Fatmir Xhafaj, në atë kohë në detyrën e ministrit të Brendshëm”

Te tjera

Lajme te tjera