E enjte, 13 Shkurt, 2025

Arben Malaj: Dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, sot vjedhin pushtet për të mos bërë shtet

Share

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj tha se në Shqipëri sot mund të flitet për autokraci dhe jo për demokraci. Ai u shpreh se liderët mendojnë se duhet të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet pasi sipas tyre, nuk ka zëvendësues që të marrë përsipër qeverisjen.

“Sot flitet për autokraci dhe kjo është vërtetuar nga shumë raporte. Por, nuk është fenomen vetëm shqiptar, por gjendet në shumë vende, si Hungari, Turqi dhe Rusi. E keqja është se liderët tanë mendojnë se duhet të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet sepse nuk ka tjetër që ta marrë përsipër qeverisjen. Kur je në qeveri ke shumë mundësi të keqpërdorësh pushtet. Në kohën tonë kishim shumë vështirësi, por qeverisja ishte shumë demokratike, në parti dhe në vend. Ishte teza “do të ndajmë pushtet për të bërë shtet”. Tani, siç më tha një kolegu im, “po vjedhin pushtet për të mos bërë shtet”. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë qeverisje, por në tranzicionin tonë”, u shpreh Malaj për “A2 CNN”.

Malaj shtoi se çelësi i rotacionit politik është “përçarja e mazhorancës”.

“Duke ditur që ekziston vetëm kjo mundësi, opozita duhet të bëjë maksimumin që me krijimin e një fryme besimi dhe me forca të ndryshme politike, të krijojë një front. Por, që ta krijosh këtë, duhet kredibiliteti publik”, tha Malaj.

Te tjera

Lajme te tjera