Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë si e ftuar nderi në një event të organizuar nga Albanian Youth në bashkëpunim me Illyrian Brains. Tematika e këtij edicioni fokusohej tek roli i gruas në shoqëri, sukseset dhe karriera e saj, duke ofruar histori frymëzuese nga të rejat shqiptare dhe të huaja. Gjatë pasdites së organizuar, u zhvilluan intervista dhe panele diskutimi, duke shënuar një shkëmbim të vlefshëm eksperiencash dhe vizionesh për të ardhmen.
Ja njoftimi i Ambsadës së Shqipërisë në Kanada
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë,
Znj. Artemis Malo ishte e ftuar nderi në eventin e organizuar nga Albanian Youth, në bashkëpunim me Illyrian Brains. Tematika e këtij edicioni ishte :
Gruaja, inspirimi, suksesi, karriera dhe roli në shoqëri.
Shkëmbim eksperiencash, histori suksesi të të rejave shqiptare e jo vetëm, intervista frymëzuese dhe panele diskutimi, u zhvilluan gjatë pasdites së të martës së Nëntorit Shqiptar!
Urime për inisiativën, organizimin dhe vizionin!
YOU ARE THE FUTURE
THE NEXT GENERATION
ALBANIAN PRIDE
Albanian Youth
@Illyrianbrains
@thintanks
@newgeneration
@albanianpride
@albaniaincanada