E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Ambasadorja Artemis Malo takon ish-ministren Laura Albanese dhe i shpreh mirënjohjen për kontributin në shpalljen e “Muajit të Trashëgimisë Shqiptare” në Kanada

Share

Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo ka zhvilluar një takim me ish-deputeten dhe ish-ministren për Emigracionin, Laura Albanese, e cila luajti një rol të rëndësishëm në shpalljen e muajit të trashëgimisë shqiptare në Ontario. Ambasadorja Malo shprehet mirënjohëse për mbështetjen që zonja Albanese ka dhënë për komunitetin shqiptare që jeton në Kanada.

“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të takoja sot Znj. Laura Albanese, ish Deputete, ish Ministre për Emigracionin dhe autore e ligjit për shpalljen e muajit të trashëgimisë shqiptare në Ontario. Në emër të komunitetit shqiptar e falenderova dhe shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen dhe suportin që i ka treguar shqiptarisë. ………………………          It was a pleasure to meet with @Laura_Albanese , former MPP, former Minister of Citizenship and Immigration for the Province of Ontario and the author of the Act of Albanian Heritage Month  in Ontario. On behalf of the Albanian community, I expressed our greatest gratitude and deep appreciation for all the support and assistance given. @laura_albanese1”, njoftoi ambasada e Shqipërisë në Kanada.

Te tjera

Lajme te tjera