E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Ambasadorja Artemis Malo takim produktiv me deputeten Julie Dabrusin, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar në Kanada

Share

Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Znj. Artemis Malo, u prit në një takim me Znj. Julie Dabrusin, deputete e Toronto – Danforth. Takimi i zhvilluar në një atmosferë miqësore, u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e diplomacisë parlamentare për avancimin e projekteve të përbashkëta. Ambasadorja Malo shprehu mirënjohjen për suportin e vazhdueshëm dhe të pakursyer nga Znj. Dabrusin sa i takon komunitetit shqiptar që jeton në Kanda.

“Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada,  Znj. Artemis Malo, u prit sot në një takim nga Znj.Julie Dabrusin, Member of Parliament, Toronto – Danforth. Takimi shumë produktiv u fokusua në shkëmbim idesh dhe suporti për të forcuar më tej marrëdhënien midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për komunitetin shqiptar. Diplomacia Parlamentare është shumë e rëndësishme në avancimin e projekteve të përbashkëta. Falenderim dhe mirënjohje për suportin e pakursyer nga Znj. Julie Dabrusin”, njofton ambasada e Shqipërisë në Kanada.

Te tjera

Lajme te tjera