Në përvjetorin e 112-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada nën kujdesin e ambsadores Artemis Malo organizoi një ceremoni solemne për ngritjen e flamurit kombëtar pranë Bashkisë së Otavës. Aktiviteti u shënua me pjesëmarrjen e diplomatëve, përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Kanada dhe liderëve të qytetit, duke theksuar lidhjet e forta dhe të frytshme midis Shqipërisë dhe Kanadasë. “Ditën e sotme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada zhvilloi ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar 🇦🇱 , organizuar me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pranë Bashkisë së Otavës. Krahas përshëndetjes së Ambasadores Malo, të pranishmëve i uroi mirëseardhjen dhe iu drejtua me një mesazh urimi edhe z. Mark Sutcliffe, Kryetar i Bashkisë së Otavës.
Së bashku me kryetarin Sutcliffe, Ambasadorin Adriatik H Kryeziu, Ambasadorin Agron Buxhaku, përfaqësues të tjerë të Trupit Diplomatik të akredituar në Otava dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez nga Otava, ngritëm flamurin shqiptar në nderim të festës kombëtare dhe të marrëdhënieve shumë të mira Shqipëri-Kanada. Gëzuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë në Kanada.
Ambasada shqiptare në Kanada nën kujdesin e ambasadores Malo organizon ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Otavë për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Share
Te tjera