E enjte, 20 Mars, 2025

Ambasada e Shqipërisë në Kanada organizon pritje zyrtare të veçantë për muajin e trashëgimisë shqiptare, ja detajet

Share

Ambasada Shqiptare në Kanada nën kujdesin e ambasadores Artemis Malo organizoi një pritje zyrtare të veçantë, ku u mblodhën personalitete të shquara shqiptare, kanadeze dhe ndërkombëtare për të festuar muajin e trashëgimisë shqiptare dhe arritjet e rëndësishme kombëtare. Pjesëmarrësit shprehën urimet më të mira për sukseset e shqiptarëve dhe përkujtuan fisnikërinë e mikpritjes, kulinarinë dhe artin që e pasuron kulturën tonë. Kjo ngjarje festive, në një ambient të kuruar me detaje tradicionale, shërbeu si një dëshmi e potencialit të madh të Shqipërisë, një vend me histori të lavdishme dhe lidhje të forta me Europën. “Pritja zyrtare e Ambasadës Shqiptare në Kanada, në një ambient të kuruar në detaje tradicionale,  mblodhi së bashku personalitete të shquara shqiptare, kanadeze dhe ndërkombëtare në një festë plot atdhedashuri, dhe emocion! Urimet më të mira na u përcollën nga të gjithë pjesëmarrësit, për muajin tonë të trashëgimisë, për arritjet tona kombëtare, fisnikërinë e mikpritjen, kulinarinë dhe artin, e gjithë emrat e suksesshëm Shqiptar! Çdo detaj, një provë më tepër,  për të dëshmuar, potencialin e madh që ka vendi ynë  tradicionalisht evropian. 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢! 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐅𝐞𝐬𝐭𝐚𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞!! Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, #80VjetoriiÇlirimit , #112VjetoriiPavarësisë”, thuhen në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë në Kanada.

Te tjera

Lajme te tjera