E mërkurë, 22 Janar, 2025

Ambasada e Shqipërisë në Kanada, një ndihmë e çmuar për festimet e traditës dhe kulturës shqiptare

Share

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada, nën kujdesin e veçantë të ambasadores, znj Artemis Malo, në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe të ftuar të nderuar, mbështeti dhe kontribuoi në festimet e shumta të organizuara nga shoqatat shqiptare në Kanada. Këto aktivitete, të cilat shtriheshin në shumë qytete të vendit, u bënë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar traditat, kulturën, mikpritjen dhe vlerat e pasura të kombit shqiptar. ““Ambasada e RSh në Kanada, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Z.Kadri Dakaj, me Nënkryetaren e Këshillit Kordinues të Diasporës, Znj. Anxhela Paparizo, si edhe me shumë të ftuar nderi dhe miq të mirë të Shqipërisë, ju bashkuan festimeve të shumta të organizuara nga shoqatat shqiptare që aderojnë prej vitesh në pothuajse çdo vend të Kanadasë. Mikpritja, tradita, kultura, kulinaria, arti, dhe gjithë çka tjetër karakterizon kombin shqiptar, u gërshetuan me shumë detaje, në ambientet shumë familjare të festimeve! Në Kitchener e Hamilton, dekoruam përmbylljen e festimeve të muajit Shqiptar! Albanian Community Association – Region of Waterloo Hamilton Albanians. Gëzuar qofshim! Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë Agjencia Kombëtare e Diasporës Këshilli Koordinues i Diasporës”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë në Kanada.

Te tjera

Lajme te tjera