Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit.
Masa është një përshkallëzim dramatik i procedurave ligjore për luftën në Gaza dhe do të thotë se 124 shtetet anëtare të ICC- së do të detyroheshin të arrestonin Netanyahun dhe Gallantin nëse do të hynin në territorin e tyre.
Ditën e sotme gjykata njoftoi se kishte vendosur njëzëri të refuzonte ankesën e Izraelit mbi juridiksionin e GJNP-së.
Ajo tha se kishte “baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu dhe Gallant duhet të mbajnë përgjegjësi penale për krimin e luftës.
ICC tha se kishte gjithashtu arsye të arsyeshme për të besuar se ata kishin “privuar qëllimisht dhe me vetëdije” civilët e Gazës nga ushqimi, uji, ilaçet, furnizimet mjekësore dhe karburanti dhe energjia elektrike.
Netanyahu e ka refuzuar më parë kërkesën e prokurorit të GJNP-së për urdhër-arreste si “absurde, të rreme dhe një shtrembërim i realitetit”.
Izraeli ka argumentuar se asnjë demokraci tjetër nuk është trajtuar në një “mënyrë të tillë paragjykuese” nga ICC dhe se ai mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit.
ky vendim ka mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Gjykata lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për liderin e Hamasit Mohammed Deif për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Izraeli tha në gusht se kishte vrarë Deifin në një sulm ajror në Gaza një muaj më parë./