Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës ku ka dënuar sulmin nga terroristët serbë. Rama tha se ky agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës.
“Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë edhe sot sipas rregullores së kuvendit që na imponon këtë debat ndonëse dihet se nga kush dhe pse kërkohet ky debat.
Megjithatë unë do them të vërtetat e mia. Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në veri të Kosovës ishte si kronika e zezë i një kronike të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së policit ishte si një bombë që dha sinjalin e përshkallëzimin në atë skenë. Kthen mbrapsht procesin e dialogut dhe ndez llambën e vjetër të krizës mes dy vendeve në Ballkan.
Ngujimi i kriminalëve serbë në Manastir, ishte si një ftesë për provokim për të nxjerrë sulmin e Kosovës. Fundi ishte triumfator, sepse nuk ranë pre në kurth dhe neutralizuan duke iu përgjigjur në mënyrën më të drejtë të mundshme provokimit djallëzor të provokimit serb. Ndërsa shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita.
Për herë të parë nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së, ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe për deklaratat e saj në procesin e dialogut dhe s’kishte asnjë germë për Shqipërinë.”- tha Rama.