E mërkurë, 9 Korrik, 2025

A do përfshihet SHBA në luftë? Karamuço: Trump e ka personale, Irani ka dashur ta vrasë

Share

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.

Ai tha në emisionin Now në Euronews Albania se Irani ka dashur të vrasë Donad Trump përpara se ai të bëhej president, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kreu të gardës revolucionare iraniane.

Sipas Karamuços ky është një obsesion personal politik i Trump në raport me Iranin.

Një agjent i ngarkuar i gardës revolucionare islamike të Iranit u arrestua në akuzën e një atentati të organizuar ndaj Trump dhe është rrëfyer se ka qenë si hakmarrje për vrasjen e Sulejmanit dhe ata donin ta vrisnin para se ai të bëhej president. Këtu kemi të bëjmë me një obsesion politik të vetë presidentit Trump. Izraelitët e kanë një problem tjetër jo të lidhur me pasurimin e uraniumit, por me financimin e vazhdueshëm të hezbollahëve dhe Hamasi që bënte Irani. Ngërçi ka ngelur te centrali Fordoë, kjo bombë është 13,6 tonë, 6 copë janë në një ishull në oqeanin indian, kanë mbërritur shumë afër Lindjes së Mesme, pritet një avion që të bëjë bombardimi”, tha Karamuço.

Te tjera

Lajme te tjera