E diel, 24 Maj, 2026

Petro Koçi ironizon zgjedhjen në PD: Spektakël demokracie, kundërshtarët e Berishës pa asnjë shans, u futën në vrimë të miut

Share

Ish-deputeti i PS, Petro Koçi ka reaguar me ironi pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin si një “spektakël demokracie”. Në reagimin e tij, ai thotë se PD zgjodhi figurën “më të pastër” dhe më të papërlyer nga tranzicioni politik shqiptar. Sipas Koçit, zhvillimet e fundit përbëjnë një “tërmet politik” që do të ndikojë edhe përtej kufijve të vendit. Ai ironizon gjithashtu kundërshtarët e Sali Berisha, duke thënë se tashmë “nuk kanë asnjë shans”.

Ja reagimi i z. Petro Koçi:

Partia Demokratike me ne fund zgjodhi nje Kryetar te ri.

Partia Demokratike zgjodhi mes shume kandidaturave ate qe ofron te ardhmen, shpresen per brezat e rinj te Shqiperise.

I sapozgjedhuri ishte kandidati me i ri, me modern, i panjollosur nga e kaluara e viteve te tranzicionit.

Politikisht plotesisht i virgjer ai premton pastrim te politikes nga mekatet e se kaluares.

Nderkohe duke qene nje perfaqesues i shoqates se te persekutuarve te komunizmit ai garanton nje udheheqje partiake pa asnje njolle punizmi.

Kryetar me te paster se ai nuk ka asnje parti tjeter politike.

Prandaj pritet nje vershim i anetaresimesh nga te gjitha partite politike ne vend drejt PD.

Me aktin e sotem Shqiperia shenoi nje risi te nivelit nderkombetar dhe se shpejti ky model do te kopjohet me siguri ne shumicen e partive simotra europiane.

Perfundimisht votimi i sotem shkaktoi nje termet politik qe shkund dhe derrmon te gjitha standartet e tejkonsumuara e te vjeteruara ne nivel kombetar e nderkombetar.

Spektakel demokracie!

Kundershtaret e Sali Berishes tashme nuk kane asnje shans. E kane humbjen te sigurte.

Mund ti gjesh vetem ne vrime te miut.

Te tjera

Lajme te tjera